Tronditen mjekët, 3-vjeçarja nxjerr gjak nga sytë në vend të lotëve

Një vajzë 3 vjeçare i ka lënë mjekët të habitur në Indi për shkak se ata nuk mund të zgjidhin dot gjendjen misterioze të saj.
Ahana Afzal në vend që të nxjerrë lot kur qan, ajo nxjerr gjak nga sytë. Para 2 vitesh Afazal filloi të kishte gjakderdhje nga hundët ndërsa mjekët mendonin se vuante nga pneumonia.

Por tani 3-vjeçarja ka gjakderdhje nga goja, veshët dhe sytë pothuajse çdo ditë pavarësisht se nuk ka asnjë plagë të dukshme.

Kjo i ka shkaktuar edhe migrenë. Prindërit e saj të dëshpëruar, Nazima Begum dhe Muhammed Afzal, edhe pse kanë shpenzuar mijëra paund duke bërë analiza ende nuk kanë një diagnozë zyrtare, raporton Daily Mail.

Mjekët dyshojnë se ajo mund të ketë një sëmundje shumë të rrallë hematodrozë, që e bën atë të vuajë nga gjaku.