Tronditet Spanja, lojtarët e Realit shënjestrohen me snajper. Autori dënohet me 9 vjet burg

Një person me emrin Ramirez, i cili u arrestua ditë më parë nga policia spanjolle, është dënuar me nëntë vjet burg për shkak fotografive që u kishte bërë lojtareve të Realit me snajper, shkruan “Express”.

Sipas “El Confidencial”, Ramirez i kishte bërë këto fotografi nga fugoni i tij në qendrën stërvitore “Valdebebas”,- por që asnjëherë nuk ishte vërejtur nga sigurimi.

Cristiano, Bale, Isco, Marcelo, Ramos, Benzema, janë disa nga lojtarët që kishte shënjestruar Ramirez si dhe trajnerin Ancelotti e presidentin Florentino Perez dhe shumë lehtë mund edhe t’i vriste, përcjell Gazeta Express.

Madje ai duke bërë shaka në gjykatë, tha se e ka vrarë Ronaldon e Perezin dhe se ua ka dëshmuar madrilenëve se e kanë sigurimin e dobët.

“E kam vrarë Cristianon dhe Perezin dhe ua kam dëshmuar atyre mangësitë e mëdha në sistemin e sigurisë”,- ka thënë Ramirez.

Ndër të tjera ka thënë se nuk ka pasur ndonjë qëllim të keq, por vetëm ka dashur t’i tregojë atyre se shumë lehtë mund të vriten nga terroristët.