Tronditet Turqia, shpërthim bombe në qendër të qytetit, disa të plagosur

Një shpërthim bombe ka ndodhur në Gaziantep të Turqisë, në një lokal në qendër të qytetit.
Mediat lokale raportojnë se në lokal u hodh një granatë nga persona ende të paidentifikuar.
Nga shpërthimi kanë mbetur disa të plagosur, ndërsa policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.
Deri tani nuk bëhet me dije për viktima.