Tropojë, mos ma prek Valbonën: Artistët koncert protestë 5:10 – 29/10/2016 Kultura 0

Lugina e Valbonës vështirë të ketë pritur kaq shumë vizitorë në një ditë në këtë periudhë të vitit, sa sot.

Artistë të shumtë të mbështetur nga qindra të rinj vendas, por dhe nga të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe Kosovës kanë stacionuar sot në qendrën e Parkut Kombëtar me një qëllim të përbashkët: Ta ruajmë Valbonën, jo ndërtimit të HEC-eve!

Koncerti protestë i organizuar nga artistet Eda Zari e Elina Duni, përkrahur më pastaj nga rok-bendi i famshëm kosovar Jericho, Genc Salihu, Dj Oda, Ilir Bajri, Armend Xhaferi, Linda Rukaj, Kamela Islamaj, Marsela Cibukaj, Emilian Dhimo, Ermal Rodi, Olsa Papalindi e Alban Nimani, nisi rreth orës 16:00 dhe do të vijojë deri në 18:00.

Parku Kombëtar i Valbonës në rrethin e Tropojës, shtrihet përgjatë Luginës së Valbonës dhe ka një sipërfaqe prej 8.000 hektarësh.

Nga ujëvara në bashkimin me Drinin, Lumi i Valbonës përshkon 65 km dhe përbën zemrën e zhvillimit të turizmit në këtë zonë.