Trudeau: Refugjatëve që nuk u lejohet hyrja në SHBA të vijnë në Kanada

“Për ata që largohen nga persekutimi, terrori dhe lufta, kanadezët ju mirëpresin, pavarësisht nga religjioni juaj”, ka shkruan Trudeau mbrëmë në rrjetin Twitter dhe ka shtuar se “diversiteti është forca jonë”.

Ky ishte reagim ndaj ndalesës së përkohshme të refugjatëve prej disa vendeve myslimane nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump.

Zëdhënësja e qeverisë së Kanadasë, Kate Purchase, tha se “kryeministri është i gatshëm të diskutoj për suksesin e politikës kanadeze për imigrim dhe refugjatë me presidentin, kur ata të flasin në të ardhmen”.

Aktualisht, në Kanada janë vendosur afro 40 mijë sirianë, që janë larguar nga konflikti.