Trump apel të sëmurëve: Jetoni deri në 8 nëntor dhe votoni për mua!

‘Jetoni deri në 8 Nëntor dhe votoni për mua!’Ka qënë kjo mënyra që ka preferuar kandidati Trump për t’i bërë një apel personave të prekur nga sëmundje të ndryshme që të votojnë për të. Miliarderi u shpreh se nuk i interesonte nëse ata janë në gjëndje tepër të rëndë, pasi gjëja kryesore është që të dalin dhe të votojnë për kandidatin republikan. Në mbyllje, Trump shtoi se ai i do vërtet personat e sëmurë dhe se do t’i kujtojë me dashuri pasi ata të kenë ikur nga kjo botë.

Republikani, Donald Trump,  ka shokuar edhe njëherë me deklaratat e tij të pazakonta, teksa në një apel drejtuar personave të sëmurë, ka kërkuar që këta të fundit të jetojnë deri më datë 8 nëntor dhe të votojnë për të.

Miliarderi nga Nju Jorku u shpreh se nuk i interesonte nëse persona të ndryshëm janë në gjëndje të rëndë, pasi sipas tij, gjëja më e rëndësishme është që ata të votojnë për Trump në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Më tej, miliarderi shtoi se ai i do vërtet personat e sëmurë dhe se do t’i kujtojë me dashuri pasi ata të kenë ikur nga kjo botë.

“Nuk dua t’ia di sa të sëmurë jeni. Nuk dua t’ia di nëse sapo jeni kthyer nga doktori dhe ai sapo ju ka dhënë prognozën më të keqe të mundshme, që do të thotë se gjithçka ka mbaruar apo se do t’a lini këtë botë brenda dy javëve. Nuk ka rëndësi. Mbahuni fort deri në 8 nëntor, dilni votoni për mua, dhe pas gjithë kësaj, ne do të themi se ju duam dhe se do t’iu kujtojmë gjithmonë. Dilni dhe votoni.”

Deklarata e Trump ka shkaktuar reagim të menjëhershëm në rradhët e opinionit publik amerikan, teksa edhe në rrjetet sociale janë parë mesazhe të shumta kritikuese ndaj miliarderit.

I pyetur nga gazetarët pas takimit elektoral që u mbajt në Nevada, miliarderi njujorkez u shpreh se po fliste me gjuhën e batutave, por nënvizoi se mesazhi që kërkonte të përcillte ishte mjaft serioz.

Kjo nuk është hera e parë që Trump sulmohet ashpër për gjuhën e përdorur në fjalimet e tij gjatë kësaj fushate elektorale.

Ai është kritikuar edhe për retorikën kundrejt besimtarëve myslimanë, emigrantëve e sidomos atyre që vijnë nga Meksika.

Gjithashtu, premtimi më i debatuar i bërë nga Trump është ideja për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit jugor.