Trump: Do t’i dëbojë 3 milionë emigrantë kriminelë


Trump: Do t’i dëbojë 3 milionë emigrantë kriminelë

Donald Trump, në intervistën e tij të parë pas zgjedhjes si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka treguar shifrën e emigrantëve që do të dëbojë nga Amerika. Në një intervistë për ’60 Minutes’,

Trump u shpreh se do të largojë nga vendi rreth 3 milionë emigrantë me dokumente të parregullta, sapo të ketë marrë detyrën si President.

“Ajo që do të bëjmë është se njerëzit me të dhëna kriminale, që janë anëtarë të bandave apo tregtarë droge, të cilët janë 2 po 3 milionë, do t’i dëbojmë nga vendi ose do t’i burgosim”, u shpreh Presidenti i zgjedhur Donald Trump.

Ai u qëndroi propozimeve të tij për një politikë të ashpër të emigracioni, duke këmbëngulur se do të ndërtojë mur mes SHBA-së dhe Meksikës/kohajone.