Trump e pret Erdoganin në Shtëpinë e Bardhë më 16 maj

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do ta mirëpret më 16 maj në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, raporton Associated Press.
Shtëpia e Bardhë njoftoi përmes një komunikate se Erdogani do ta vizitojë SHBA-në më 16 maj, transmeton Express.

Kjo do të jetë vizita e parë ballë për ballë e dy liderëve qëkur Trump u bë president në muajin janar.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Trump dhe Erdogan do të bisedojmë rreth mënyrave se si të bashkëpunojnë në luftë kundër terrorizmit.

Vizita e Erdoganit vjen disa javë pasi që ai e fitoi referendumin e 16 prillit për ndryshime kushtetuese, përfshirë kalimin nga sistemi parlamentar në presidence ekzekutive. Me këtë, Erdogan do të ketë pushtet të zgjedhura.

Trump e ka uruar Erdoganin për fitore në referendum përmes telefonit.