Trump erdhi!/ Ç’do ndodhë me “oktapodët” e Sorosit të infiltruar në PS dhe PD

Ai është ndoshta ndër super miliarderët me moshën më të vjetër në botë.

86-vjeçari George Soros dallohet si një njeri që ka krijuar një rrjet të gjërë të kompanive në thuajse të gjithë rruzullin tokësor , ku përmes së cilave ka arritur të përfshihet bindshëm në jetën politike dhe sociale të shumë shteteve.

Rasti i fundit i zgjedhjeve në SHBA vërtetoi edhe një herë se tentativat e Soros për të ndikuar në politikat vendimmarëse janë në qendër të aktivitetit të tij mbarëkombëtar. Përfshirja pranë kandidates Clinton  (gjithnjë në prapaskenë) vërtetoi edhe një herë tentivën e vazhdueshme të miliarderit për të shtrirë tentakulat në të gjithë Amerikën. Por megjithëse këtë nuk e arriti dot, për shkak se zgjedhjet në SHBA u fituan nga Republikani Donald Trump ( një kundërshtar i fuqishëm i Soros), miliarderi “thundrën” e tij gjithsesi e ka ende të zhytur thellë në shumë shtete të botës.

Një ndër këto është edhe Shqipëria. Organizatat e kontrolluara nga Soros dhe njerëzit e tij janë prezente në vendin tonë që në vitet e para të demokracisë. Miliarderi ka “firmën” e tij në disa organizata të ngritura në Shqipëri si edhe në disa media. Po ashtu Soros ka qenë një ndër “kumbarët” kryesore të karrierës politike të një pjese të mirë të drejtuesve aktualë të vendit. Përfshirja e njerëzve të sponsorizuar nga ai në dy partitë kryesore politike ( PD e PS ) është në një shkallë të konsiderueshme.

Por me ardhjen e Trump në krye të Presidencës amerikane duket se ndikimi i tentakulave të Sorosit, jo vetëm në SHBA por çdokund, do nisë të bjerë. Presidenti republikan është gati ta shpallë Sorosin si “kërcënim për sigurinë kombëtare” në bazë të dokumentave të shumta që kanë rrjedhur mbi të dhe ndikimin e fuqishëm në disa ngjarje botërore. Në këto kushte, natyrshëm lufta e Trump ndaj Sorosit do ndikojë edhe uljen e ndikimit të rrjetës së tij në jetën politike e shoqërore.

Por a do të preken “rapsodët” e Sorosit në politikë, media dhe shoqëri civile? Për të analizuar më gjerë këtë pikë, më parë do kthejmë në retrospektivë të gjithë aktivitetin e Soros në Shqipëri, duke përcjellë përmbledhtazi ndikimin e tentakulave sorosiane në vendin tonë.