“Trump i egërsuar me shqiptarët, Kosovën ia lë Putinit”

Kryetari i ri i SHBA-së Donald Trump është gjoja i pakënaqur pse “autoritetet në Prishtinë e kanë keqpërdorur deklaratën se do të bëhen me ushtri, ndërsa trupat amerikane do të tërhiqen nga territori i Kosovës”, transmeton Koha.net

Të paktën kështu shkruan portali serb “Kurir”që reklamon tekstin e versionit të shtypur të kësaj gazete me qëndrime të shquara antishqiptare dhe kundër Kosovës.

Sipas kësaj gazete, shqiptarët e Kosovës dhe kryetari i tyre Hashim Thaçi janë në panik të plotë sepse “e kanë humbur mbështetjen e SHBA-së”.

Presidenti i SHBA Donald Trump planifikon ta ndryshojë politikën e Washingonit ndaj Prishtinës e një pjesë e planit ka të bëjë me atë se tërheqjen e perit për Kosovën do t’ia lërë kryetarit të Rusisë Vladimir Putin.

E gjitha kjo, nëse jo gjë tjetër, është dëshirë e këtij portali.