Trump ka shmangur taksat për më shumë se 18 vjet

Gazeta amerikane New York Times hedh dyshime se kandidati repoublikan për president Donald Trump ka shmangur shlyerjen e taksave për më shumë se 18 vite.

Gazeta pretendon se ka dokumenta të cilat dëshmojnë se miliarderi deklaroi një humbje prej më shumë se 900 milionë dollarë si pasojë e deklarimit të të ardhurave në 1995. Sipas New York Times humbja është kaq e madhe sa mund ti ketë mundësuar kandidatit republikan të shmangë shlyerjen e taksave në mënyrë të ligjshem për më shumë se 18 vite.

Deri tani Donald Trump ka refuzuar të deklarojë të ardhurat dhe shlyerjen e taksave dhe as ka mohuar dhe as konfirmuar humbjen e deklaruar.

Kandidatja demokrate Hillary Clinton e ka sulmuar rivalin e saj republikan për këtë çështje madje në debatin e parë mes tyre ajo tha se ai po fsheh dicka të tmerrshme. Kur Clinton e akuzoi se nuk po paguante taksta, Trump iu përgjigj: Kjo nënkupton se jam i zgjuar.

Drejtuesit e fushatës së miliarderit reaguan pas shkrimit të New York Times duke e akuzuar gazetën si një zgjatim të fushatës së Clinton, ndërsa sqaruan se Trump është një biznesmen i përgjegjshëm që ka shlyer taksat sipas ligjit. Ndërkohë që kanë mbetur edhe 5 javë për fushatën mes dy rivalëve, sondazhet nxjerrin në krye demokraten Klinton me një avantazh prej 3-4 %.