Trump letër Thaçit për 9 vjetorin e pavarësisë: E ardhmja e Kosovës integrimi në bashkësinë ndërkombëtare

Në përvjetorin e nëntë të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Trump në letrën e tij dërguar Thaçit ka ripërsëritur mbështetjen e SHBA’ve ndaj Kosovës.

Letra e presidentit Trump dërguar presidentit Thaçi:

I nderuar Z. President,

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë të uroj popullin e Kosovës për Ditën e Pavarësisë suaj më 17 shkurt.
Partneriteti mes dy shteteve tona mbështetet në vlerat dhe interesat e përbashkëta. E ardhmja e Kosovës sovrane, multietnike dhe demokratike bazohet në rajonin e Ballkanit stabil, të begatë dhe plotësisht të integruar në bashkësinë ndërkombëtare.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kremtuan së bashku me të gjithë qytetarët e Kosovës fitimin e medaljes së artë historike në Lojërat Olimpike në Brazil, si dhe debutimin e përfaqësueses së Kosovës në garat ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).
E mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të gjerë dhe të thellë, të përqendruar në mbështetjen e rritjes së zhvillimit demokratik dhe ekonomik, forcimin e sundimit të së drejtës në Kosovë, zgjidhjen e kontesteve me fqinjët, si dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftëtarëve të huaj terroristë.

Ads by Revcontent

How Does This Housewife Make $1420 Per Day?
Get Paid $875 Everyday From Home in Skopje !
Skopje, Macedonia : Millionaire’s Habit Makes $6250 Per Day!
27 Extremely Weird Humans On Earth. #8 is Shocking!
Stop The Struggle – Lose Belly Fat In 2 Simple Steps
7-tips to Kill Belly Fat in Two Weeks