Trump mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, takim me Obamën

Presidenti i ri amerikan, Donald Trump ka mbërritur në Uashington, ku do të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti në ikje Barack Obama. Obama do të presë në takim Presidentin e 45-t të SHBA-ve.

Takimi zhvillohet në zyrën Ovale dhe është momenti kur simbolikisht nis transferimi i pushtetit nga Obama.

Trump shoqërohet edhe nga kreu i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, si dhe nga zv/Presidenti Mike Pence, i cili do të takojë zëvendësPresidentin Joe Biden.

Pasardhësi i tij ka premtuar se do të rrëzojë ligjin e Obamës për një sistem shëndetësor falas për të gjithë.

Ndërkohë, përveç dy presidentëve, edhe Michellle Obama ka planifikuar një takim privatisht në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë me bashkëshorten e Trump, Melania Trump, e cila do të jetë zonja e parë e vendit. Presidenti i ri merr detyrën zyrtarisht më 20 janar të vitit të ardhshëm.