Trump siguron se do të anulojë ligjet që mbrojnë homoseksualët

Donald Trump raportohet nga disa media të ketë dhënë “sigurime” se do të veprojë kundër ligjeve demokrate që konsiderohen si mbrojtëse të homoseksualëve në SHBA.
Grupet e mbrojtjes së komunitetit LGBT ngrinin dje zërin nga zhurmat për shfuqizim të ligjeve të mbrojtjes së këtij minoriteti.
Gjithashtu kongresmeni republikan Steve Russell, tha se ligjet konservatore mund të përfshijnë dhe disa kufizime të lirive fetare, ku përfshihet dhe legjislacioni i mbrojtjes së komunitetit LGBT.
Në 2014, Presidenti Barack Obama lëshoi një urdhër ekzekutiv që ndalon diskriminimin ndaj LGBT nga agjencitë federale qeveritare.