Trump zyrtarisht President i SHBA: Do luftoj për ju

Donald Trump është zyrtarisht Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe Hillary Clinton, kandidatja demokrate për presidente e cila u mund nga Donald Trump ishte e pranishme në Capitol.

Gjatë ceremonisë, administrata e re dha betimin ku Presidenti Trump mbajti fjalimin për mandatin e tij 4 vjeçar dhe do të vazhdojë me paradë deri tek Shtëpia e Bardhë.

21:23 Protesta globale kundër Trump

Protestat kundër Trump nuk janë zhvilluar vetëm në Washington, por kudo në botë.

19:17 Donald Trump firmos urdhërat 

Donald Trump firmos dokumentat e tij të para si President i 45 i SHBA

19:11 Obama falenderon mbështetësit

“Kur ne e nisëm këtë rrugëtim,  ne e nisëm me një besim të qëndrueshëm te njerëzit amerikanë dhe aftësinë e tyre, aftësinë tonë, për tu bashkuar e për ta ndryshuar këtë vend.

Ne e dinim që “ndryshimi nuk ndodhte nga lart poshtë por nga poshtë lart”

Ora 

Në Tiranë, Shqipëri mbështetësit shqiptarë festojnë ditën e madhe të Trump

Protestat në Montreal

Digjet portreti i Presidentit të SHBA përpara Konsullatës Amerikane

18:19 Obama: “Bravo, bravo”

“Dëgjojini këto fjalë. Ju nuk do të injoroheni sërish,” tha Trump.

“Së bashku do ta bëjmë Amerikën të shëndetshme sërish. Do ta bëjmë Amerikën krenare sërish. Dhe po, së bashku do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish. Zoti e bekoftë Amerikën,” tha ai para se të linte podiumin.

Obama është parë duke thënë: “Bravo, bravo.”

18: 16 “Koha për fjalë të kota ka mbaruar”

“Ne duhet të mendojmë shumë e të ëndërrojmë edhe më shumë. Unë nuk do të pranoj më politikanë të cilët flasin pa vepra, ankohen vazhdimisht, dhe nuk bëjnë kurrë diçka për t’i zgjidhur gjërat,” thotë Trump.

“Koha për fjalë të kota ka mbaruar, tani vjen ora e veprimeve. Mos lejoni askënd t’ju thotë se nuk mund të bëhet”.

18:15 “Gjithmonë ndiqni solidaritetin”

“Nuk duhet të ketë frikë. Më e rëndësishmja do të jemi të mbrojtur nga zoti”.

18:14 “Terrorizmi radikal islamik”

“Ne do të bashkojmë botën e civilizuar kundër terrorizmit radikal islamik, të cilin do ta ç’rrënjosim plotësisht nga faqja e dheut.”

18:14 “Nuk ka vend për paragjykime”

“Kur i hapni zemrën patriotizmit, nuk ka vend për paragjykime”

18:12 “Të punësojmë amerikanë”

“Ne do të kthejmë njerëzit tanë në punë. Do të ndjekim dy rregulla të thjeshta, të blejmë amerikanë dhe të punësojmë amerikanë”

18:12 “Amerika do të fillojë të fitojë sërish”

Do të luftoj për ju me gjithë frymën në trupin tim dhe nuk do ju zhgënjej kurrë. Amerika do të fillojë të luftojë sërish si asnjëherë më parë.

18:11 “Amerika e para”

Trump premton që puna dhe edukimi do të fuqizohen nën administrimin e tij.

“Ne kemi pasuruar vendet e tjera ndërkohë që pasuria, fuqia dhe vetëbesimi i vendit tonë janë shpërndarë në horizont. Një nga një, fabrikat kanë lënë gjiret tona”.

“Pasuria e klasës së mesme është “shqitur” nga shtëpitë e tyre e është rishpërndarë gjithandej nëpër botë. Duke filluar nga kjo ditë e në vazhdim do të jetë vetëm Amerika e para, Amerika e para!”

18:06 “Ky është vendi juaj”
Trump: “Kjo është dita juaj, është festa juaj, dhe ky vend, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është vendi juaj. Burrat e gratë e harruara të këtij viti nuk do të harrohen më. Të gjithë po ju dëgjojnë ju tani. Ajo që ka vërtë rëndësi nuk është cila parti kontrollon qeverinë tonë, por nëse vendi kontrollohet nga njerëzit”

Ora 18:04  “Fuqinë po jua japim ju, njerëzve”

“Ne po transferojmë fuqinë nga Washington DC dhe po jua japin ju, njerëzve”

Ora 18:03 Trump falenderon Obama-t


“Ata kanë qenë të mrekullueshëm,” tha ai. Obama e falenderon duke e përshëndetur.

Ora 18:02 Flet Trump
“Njerëz, faleminderit,” fillon Trump. “Bashkë do të përmbushim detyrat e Amerikës dhe të botës për shumë e shumë vite në vazhdim.

Ora 18:00 Momenti historik, betohet Donald Trump

Ora 17:44 Protesta të dhunshme

Protesta të dhunshme kanë përfshirë Washingtonin, në kundërshtim të zgjedhjes së Trump President.

Ora 17:35 Mbështetësit e përkushtuar të Trump

Disa mbështetës të Trump kanë pritur për një kohë të gjatë për ceremoninë e inagurimit, poston në Twitter Charlie Northcott.

Ora 17:30  Trump bashkë me Obamën hyn në  “Capital Hill” 

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur ceremonia e inaugurimit të Presidentit të ri Donald Trump. Ai bashkë me paraardhësin e tij, Barack Obama, kanë mbërritur në “Capital Hill”.

Në ceremoninë marrin pjesë edhe ish-kundërshtarja e tij në garën presidenciale, Hilary Clinton si dhe bashkëshorti i saj, ish-Presidenti Bill Clinton. Në ceremoninë e inaugurimit marrin pjesë personalitete nga e gjithë bota.

Ora 16: 45 Mijëra njerëz janë mbledhur për të ndjekur live ceremoninë.

The view right now from the stage on which Donald Trump will take the oath of office in around 90 minutes

 

 

Ora 16:00 – Edhe Hillary Clinton, kandidatja demokrate për presidente e cila u mund nga Donald Trump ka mbërritur në Capitol.

Ora 15: 40 Presidenti Obama mirëpriti presidentin e zgjedhur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Betimi do të bëhet në orën 17:00

Shume personalitete priten te jenë pjesë e kësaj ceremonie.

Republikani 70 vjeçar mbërriti në Shtëpinë e Bardhë ku u prit nga Presidenti Obama dhe zonja e Parë Mishel Obama.

Pas pak ai do të bëjë betimin për të mbrojtur dhe ruajtur Kushtetutën. Ai moment do të shënojë dhe kulmin e fitores së tij.

Manjanti i pasurisë dhe do të bëhet kreu i shtetit,  komandant i përgjithshëm dhe kreu i ekzekutivit që do të mbajë mbi supe barrën e mbrojtjes së amerikanëve në shtëpinë e tyre por dhe mbrojtjen e fuqisë globale të vendit

Shumë personalitete janë ftuar mes tyre dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kreu i opozitës, Lulzim Basha, ministri Blendi Klosi, kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

Mbrëmë koncertin në  memorialin Lincoln Donald Trump tha: Ju premtoj se do të punoj aq shumë sa gjithçka do të ndryshojë. do të sjellim vendet tona të punës. nuk do të lejojmë shtetet e tjera të marrin vendet tona të punës.

 Do të ndërtojmë një ushtri të madhe.

Do të forcojmë kufijtë tanë. Do të bëjmë gjëra që nuk janë bërë për vendin tonë për dekada me radhë. Ju premtoj se çdo gjë do të ndryshojë.

Do të shihemi nesër, dhe sinqerisht nuk më intereson nëse do të jetë një ditë e bukur apo do të bjerë shi i çmendur. Nuk përbën ndonjë ndryshim për mua.

Kam një parandjenjë se do të jetë një ditë e bukur. por, do të shihemi nesër dhe unë do tju inkurajoj, edhe ju mua, po më tepër unë, sepse ajo që kemi bërë është kaq speciale sa e gjithë bota po flet për të. ju dua njerëz. do të punojmë së bashku dhe do ta bëjmë amerikën të fuqishme sërish. Më të fuqishme se kurrë më parë./oranews