Trupat Ruse në Shqipëri

Trupat ruse në Shqipëri? Kodheli: Nuk na marrin dot sekrete ushtarake

Prania e një grupi ushtarak rus në vendin tonë, ka ngjallur pikëpyetje. Lidhur me këtë, sot Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka mohuar zërat se ky grup mund të marrë sekretet e vendin, duke shtuar se ndodhet në Shqipëri për një procedurë rutinë, që rrjedh nga detyrimet si vend anëtar i OSBE-­së.

Deklarata e Ministres u bë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e Britanisë së Madhe, Micheal Fallon.

Fallon ndodhet në Shqipëri në kuadër të stërvitjes shumëkombëshe “Join Effort”, që këtë herë organizohet për herë të parë nga vendi ynë.

Gjithashtu, Mimi Kodheli siguroi se nuk transmetohet asnjë sekret ushtarak tek këto trupa dhe se vendi është i sigurt.

“Rusia është anëtarë e organizatës së sigurisë së OSBE. Bazuar në veprimtarinë e përbashkët, kryejnë veprimtari të armëkontrollit në terrene sportive. Është një aktivitet normal që e zhvillon edhe Shqipëria në vendet e BE­së, dhe normalisht priten edhe vendet e tjera anëtare të OSBE­-së. Misioni i tyre mbaron në datë 30 shtator. Respektojmë detyrimet. Nuk ka të bëjë me FA­t-ë, me NATO-­n, nuk ka të bëjë me aktivitetin e mirëfilltë të NATO­-s. Ka të bëjë me procedurat e armëkontrollit, procedurë rutinë për vendet e OSBE-­së. Zonat janë të mirëpërcaktuara dhe merret leje. Asnjë sekret ushtarak nuk transmetohet tek personat përgjegjës. Personat përgjegjës merren vetëm me punën që është caktuar të bëjnë”, deklaroi Kodheli.