TRUPI I GRUAS SË SKËNDERBEUT PREHET NË…

Pas vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut në vitin 1468, bashkëshortja e tij Donika u shpërngul në Napoli me ndihmën e Mbretit Ferdinand që ishte aleat i Skënderbeut.

Daniel Benito Goerlich, Profesor i Historisë së Arteve në Universitetin e Valencias ka kryer një studim mbi jetën e gruas së Skenderbeut pas vdekjes së tij.

Sipas Benito Goerlich, Donika konsiderohej princeshë e Shqipërisë (Arbërisë së atëhershme), dhe si e tillë u trajtua në Mbretërinë e Napolit.

“Donikës i është dashur të bëhet refugjate në Napoli ku kishte miqësi të afërt me gruan e dytë të mbretit Ferdinand I të Napolit, Juana e Aragonit dhe motrën e tij ku u vlerësua shumë”, tregon profesori Benito Goerlich.

Megjithatë, Donika u gjend në mesin e luftërave në Napoli dhe iu desh që të udhëtojë sërish drejt Valencias ku edhe vdiq e u varros në manastirin e këtij qyteti.

“Ajo arriti në Valenica përafërsisht në vitin 1501 dhe erdhi me një djalë që mund të kishte qenë nipi i saj dhe quhej Alonso Kastrioti i cili gjithashtu u varros në këtë manastir”, tha ai.

Mbretëresha e Napolit kishte kërkuar që mbetjet mortore të Donikës të ktheheshin në atë qytet por dëshira e saj nuk u plotësua sot e asaj dite