Trupi i pajetë i një mashkulli është nxjerrë nga Vardari

Nga lumi Vardar, afër urës së kalimtarëve “Syri” në Shkup, dje në mesditë është nxjerrë trupi i pajetë i një mashkulli, kumtoi policia.

Shkupjani S.B. dje në orën 12:18 në polici ka paraqitur se rreth orës 12, derisa ka peshkuar në kejin e lumti Vardar ndërmjet Urës së Gurit dhe urës së kalimtarëve “Syri” ka vërejtur se si uji bartë një trup mashkulli, i cili ishte ngujuar në gurët afër urës “Syri”.

Ekipi i Brigadës për mbrojtje zjarrfikëse nga uji e ka nxjerrë trupin. Bëhet fjalë për trup mashkulli i moshës ndërmjet 55 deri 70 vjeç. Nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore është konstatuar vdekje pa gjurmë dhune. Ekipi i ekspertizës kreu ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërkaq me urdhër të Prokurorit publik trupi është dërguar për obduksion në Institutin për Mjekësi Ligjore.