Tubimi i BDI-së në Tetovë mblodhi mbi 20 mijë njerëz (FOTO)

Bashkimi Demokratik për Integrim sonte në Tetovë duke mbledhur mbi 20 mijë njerëz duke dëshmuar kështu se shqiptarët Ali Ahmetin dhe BDI-në e shohin si opsion të vetëm politik i cili mund të çojë proceset shqiptare para.

Tubimi përmbyllës i BDI-së në Tetovë dëshmoi edhe një herë se sqiptarët e Maqedonisë edhe përkundër faktit se në çdo cikël zgjedhor paraqiten parti të reja në bllokun politik shqiptar dijnë të bëjnë dallimin se cila parti ka frymë kombëtare.

Ndërsa  lideri i BDI-së Ali Ahmeti të pranishme iu drejtua me fjalët:

“Nga këtu thërrasim çdo shqiptar, atdhëtarë se lirinë me gjak e kemi fituar dhe kjo liri nuk ka çmim që dikush mund ta paguan…I thërrasim të gjithë, t’i bashkohen këtij bashkimi të madh se ne nuk mbrojmë një platformë politike, por doktrinë kombëtare dhe nuk shohim ndonjë forcë a lëvizje që mund të përballet me palën tjetër kundështare.