Turistët suedezë e belgë festojnë në Mirditën turistike

Ritualeve të dasmës mirditore i janë bashkuar edhe turistët suedezë.

Ceremonia ka qenë impresionuese për ta, ndaj edhe do të jenë pjesë e valles shqiptare, ndërsa festohet martesa e dy të rinjve.

Dita e sotme e udhëtimit për të ardhur deri këtu ishte shumë speciale. Është shumë bukur të udhëtosh për të parë një dasmë shqiptare mes maleve,” shprehet njëra nga turistët.

“Ne vijmë nga Suedia dhe deri tani na ka pëlqyer jashtëzakonisht çdo gjë. Na ka pëlqyer edhe muzika e vallja shqiptare. Dhe ne po bëhemi gati që të mësojmë vallen shqiptare,shton një tjetër turiste suedeze.

Edhe për vendasit ishte tepër emocionues kthimi i ritualit të lashtë të dasmës tradicionale mirditore.

Një atmosferë e tillë, promovon traditën dhe kulturën tonë dhe për të huajt.

Kjo dasmë do të mbetet një kujtim i veçantë për turistët e sapoardhur në Mirditë