Turistët vrasin delfinin vetëm për një selfie

Një delfin i vogël u vra pasi disa turistë e mbajtën atë shumë jashtë ujit vetëm për të nxjerrë selfie me të.

Gjitari po notonte në ujërat e cekëta në plazhin e San Bernandos në Argjentinë kur u pa nga disa njerëz të cilët e nxorrën atë nga uji.

Ata filluan të nxirrnin foto me të dhe më pas numri i “selfie-dashësve” u rrit dhe delfini nuk arriti të mbijentote pas qëndrimit shumë jashtë ujit.