Turistët zbulojnë fantazma në kështjellën antike

Në pamje të parë, kjo mund të duket si një foto tipike familjare.
Por nëse shihni me kujdes do të vëreni fantazmën e një gruaje dhe një fëmije në derën e Kështjellës Crathes në Banchory, Aberdeenshire.
Fotografia është realizuar nga Bill Andrew gjatë një vizite me vajzën e tij Coleen, mbesën Jessica dhe stërnipin Findley në ndërtesën e shekullit të 16.
Dera e kështjellës ishte e mbyllur në atë kohë kështu që kur Coleen zbuloi fantazmën në foto, kontaktoi stafin për ndonjë shpjegim, shkruan Daily Mail.
Thuhet se në kështjellë jetojnë dy fantazma, ajo e Green Lady dhe e Agnes Burnett, e cila mund të rishfaqet në përvjetorin e vdekjes së saj.
Menaxheri i pronës James Henderson tha se një numër vizitorësh kanë raportuar për ngjarje misterioze kohët e fundit.
Kulla antike është tanimë nën mbikqyrjen e Besimit Kombëtar për Skocinë.