Turizmi, në Sarandë rusët po blejnë shtëpi

Nga 1 janari deri më sot në Shqipëri kanë ardhur 437 mijë turistë pushues, pa llogaritur vizitorët.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku, deklaroi dje se shifra 1.5 miliardë euro nga të ardhurat e turizmit gjatë vitit 2016 pritet të rritet për vitin 2017 nga rritja e numrit të turistëve pushues por edhe vizitorëve.

Një element i ri i turizmit këtë vit është edhe zgjerimi hartës së pushuesëve që nis nga kontinenti aziatik deri në atë austrialian.

Por dyndja e rusëve në Shqipëri ka edhe një element jo pak të rëndësishëm. Në Sarandë janë afro 10 rusë që kanë blerë shtëpi.

A është ky një detaj për tu analizuar jo si një element pushimi por si një dyndje të krijimit të “bazave” ruse në Shqipëri?

Këtë nuk mund ta themi me siguri, por as nuk mund ta shpërfilim si një fakt kur synimi i ekspasionit rus në Ballkan nuk është më një teori në letër.