Turpërohet në TV se nuk di emrin e liderit të rëndësishëm botëror, ministri largohet në mes të intervistës

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka ikur nga intervista sot me televizionin Skynews, pasi dështoi t’ia thotë emrin një lideri të rëndësishëm botëror.
Johnson u largua nga kamera midis bisedës, pasi që u pyet ta identifikojë presidenten e Koresë Jugore, transmeton Express.
Park Guen-hye është aleate e rëndësishme e aleancës perëndimore kundër Koresë Veriore dhe testeve të saj bërthamore.
Gazetari i Skynews, Dermot Murnaghan, e pyeti Johnsonin për emrin e presidentes së Koresë Jugore.
“Ah..ju.. ne.. ne nuk po përfshihemi në një kuiz kafenesh për liderët botërorë,” u përgjigj Johnson.
Duke vazhduar: “Dhe nuk do të, unë, unë do t’ju ftoj me respektin më të madh që të shkojmë në kafene në mënyrë që të vazhdojmë me këtë bisedë.”
“Kam një ndjesi të tmerrshme se nëse vazhdojë t’ju përgjigjem, ju do të pyesni edhe më shumë,” Johnson i thotë Dermotit.
“Ditën e mirë, shihemi,” i thotë ai më pas.
Pas kësaj Johnson larohet nga kamera dhe ecë rrugës së vet.