Turpërohet Pique, në shtëpi ka një fanellë të Real Madridit (FOTO)

Gerard Pique shquhet si futbollist që e urren Real Madridin.

Gerard Pique është futbollist që shpeshherë ka shprehur urrejtjen e tij ndaj Real Madridit.

Por, gruaja e mesfushorit të “Los Blancos”, James Rodriguez ka bërë të ditur se mbrojtësi i Barcelonës në shtëpinë e tij ka një fanellë të rivalit të madh nga La Liga.

“Një herë në Barcelonë, jam takuar me Shakifran dhe fëmijët. Salome ishte e lumtur sepse është adhuruese e saj, njësoj sikurse unë”, deklaroi Daniela Ospina, përcjell portali Antpress.mk.

Kurse, Shakira ia ktheu asaj: “Shikoje, është vajza e Jamesit”.

Milan tha: “E kam një fanellë të Jamesit me numrin 10”./portali Antpress.mk/