Turqi, arrestohen mbi një mijë persona në operacionet kundër PKK-së dhe SHI-së

Policia turke arrestoi mbi një mijë persona në operacionet kundër kryengritësve të Partisë Punëtore Kurde (PKK) dhe aktivistëve të Shtetit Islamik, të kryera javën e kaluar, njoftoi sot Ministria turke e Punëve të Brendshme.

Forcat e sigurisë kanë arrestuar 924 persona, të dyshuar për ofrim të ndihmës dhe dhënie strehim luftëtarëve të PKK-së, ndërsa janë arrestuar edhe 88 anëtarë të SHI-së.

Gjithsej 213 operacione janë ndërmarrë kundër kryengritësve të PKK-së javën e kaluar, saktëson Ministria.

Në aksionet, të kryera në 45 qarqe, prej 12 deri më 19 dhjetor janë neutralizuar shtatë terroristë, dy janë vrarë, një separatist është lënduar edhe katër janë arrestuar.

Gjatë operacioneve janë shkatërruar 24 strehimore të terroristëve, janë marrë 700 kilogramë mjet shpërthyes, bomba dhe armë.