Turqi, një fermer kultivon kungullin me peshë 90 kilogram

Fermeri Adem Duymaz nga fshati Fatsa, në bregdetin e Detit të Zi të Turqisë, ka kultivuar një kungull me peshë prej 90 kilogramësh.

Kungulli kap një madhësi prej 220 centimetra dhe mahnitë jo vetëm banorët e Saraytepes, por çdonjërin që e sheh atë.

Duymaz tha se për bartjen e kungullit, të cilën e kishte mbjellë gruaja e tij, nevojiteshin katër persona.

“Kungullin deshën ta blejnë pronarët e disa dyqaneve, por nuk dua ta shes, por edhe nuk e kam ndërmend ta ha. Do ta vendos para shtëpisë si dekorim”, tha Duymaz, i cili nuk ka përdorur asnjë pleh artificial, me rastin e kultivimit të kungullit.

Sipas tij, ai ka në plan të marrë farën dhe vitin e ardhshëm të mbjellë përsëri këtë lloj kungulli.

Naile Duymaz (80), e cila gjithashtu jeton në Saraytepe, tha se kurrë nuk kishte parë një kungull të kësaj madhësie, ndërsa Sefket Top (65) tha se ishte i befasuar kur pa një kungull, të cilin nuk mund ta bartnin dy njerëz. Top shtoi se ai donte të blinte kungullin e madh, por se fqinji i tij nuk deshi ta shesë.

Ibrahim Ethem Kibar, kryetari i Dhomës së Fermerëve në Fatsas, tha se kungulli më i madh në Turqi deri më tani ka peshuar 450 kilogram dhe se është rritur në provincën Sakarya, në veriperëndim të vendit./AA/