Turqi: Rrëzohet një helikopter ushtarak, 12 të vdekur

Një helikopter ushtarak turk është rrëzuar të mërkurën në Turqi me ç’rast kanë humbur jetën 12 ushtarë, njoftuan burime nga shërbimi i sigurisë.

Aksidenti ka ndodhur kur helikopteri kishte prekur një largpërçues në provincën juglindore Shirnak, transmeton Reuters.