Turqi, vjen ambasadori i parë izraelit pas pesë vjetësh

Të enjten erdhi në Ankara ambasadori i parë i Izraelit që prej vitit 2010, duke shënuar dhe rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike pas sulmit të ushtrisë së Izraelit në një anije turke që po sillte ndihma humanitare në Rripin e Gazës në 2010.

Eitan Naeh, i cili ka shërbyer më parë si sekretar i ambasadës në Ankara në 1993, u emërua muajin e kaluar nga Izraeli, teksa lëvizja u shoqërua me emërimin e ambasadorit turk Kemal Okem.

Naeh tha për gazetarët se ishte i lumtur për emëriin e tij si përfaqësues.”Kemi shumë punë për të bërë”, tha Naeh, i cili në postin e tij të fundit ishte zëvendës-ambasador në Britani.