Turqi: Vriten tre ushtarë turq

 

Në përleshjet ndërmjet ushtrisë turke dhe pjesëtarëve të Partisë Punëtore Kurde (PKK) në provincën juglindore Diarbakir kanë humbur jetën sot tre ushtarë turq.

Sot më herët, ushtria turke ka njoftuar se në sulmet ajrore të cilat i ka kryer, kanë humbur jetën dy pjesëtarë të PKK-së, transmeton Reuters.