Turqia bllokon plotësisht Twitter-in dhe Whatsapp-in


Turqia bllokon plotësisht Twitter-in dhe Whatsapp-in

Që pas përpjekjeve për një grusht sheteti në Turqi, lajme aspak të mira kanë ardhur që nga ajo kohë. Së fundmi bëhet me dije se, të aspasionuarit e rrjeteve sociale në Turqi, nuk do të mund ti përdorin ato.

Nuk është hera e parë që shteti merr në dorë kontrollin dhe ju kufizon qytetarëve pvrdorimin e tyre. Duhet thënë se platforma Youtube, është bllokuar prej kohësh.

Agjencia  e lajmeve, “Reuters”, thekson se përdoruesit e aplikacioneve Twitter-it dhe Whatsapp-it, janë zgjuar me jofunksionit të tyre, pasi janë bllokuar.

Masat kanë ardhur pas arrestimet e 11 politikanëve  pro-kurdë në juglindjen kryesisht kurde brenda natës, duke përshirë edhe vetë liderin e partisë.

Twiter dhe Whatsapp janë bllokuar nga me një metodë që ngadalëson faqe të caktuara të internetit deri në pikën ku ato bllokohen tërësisht.