Turqia feston 93-vjetorin e Republikës

Me rastin e 93 vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë, zyrtarët e lartë shtetërorë të kryesuar nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan vizituan Mauzoleun e Ataturkut në Ankara, ku vendosën kurora lulesh, raporton Anadolu Agency.

Delegacioni i kryesuar nga Presidenti Erdoğan dhe i përbërë nga kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, İsmail Kahraman, kryeministri Binali Yıldırım, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Hulusi Akar, kryetari i partisë opozitare Partia Republikane Popullore (CHP) Kemal Kılıçdaroğlu, kryetari i Partisë së Lëvizjes Kombëtarë (MHP), Devlet Bahçeli, krerët e organeve më të larta gjyqësore, anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe komandantët e forcave, duke kaluar nga ”Rruga me Luana” erdhën në mauzoleun e Ataturkut.

Erdoğan kurorën me lule mbi të cilën gjendet ylli dhe gjysëmhëna e vendosi në mauzoleun e Ataturkut dhe pastaj u mbajt një minutë heshtje dhe u intonua himni kombëtar.

Pastaj presidenti Erdoğan dhe të pranishmit e tjerë kaluan në Kullën e Paktit Kombëtar. Këtu Erdoğan në Librin e Veçantë të mauzoleut shkroi:

”Sot, ne si popull me një krenari dhe entuziazëm të madh jemi duke festuar 93-vjetorin e Republikës e cila është pema e fitores në një luftë epike nën udhëheqjen tuaj pavarësisht nga të gjitha mungesat dhe vështirësitë. Rezistenca e treguar heroike në të gjithë vendin kundër tentativës për grush shteti më 15 korrik, është mishërimi i vullnetit dhe besimit të përbashkët që para 93 vitesh që Luftën e Pavarësisë e çuan në fitore”, shkroi Erdoğan.

Ai në vazhdim në Librin e Veçantë shkroi: “Duke i mbrojtur fitoret që i kemi arritur në kurriz të gjakut të 246 dëshmorëve dhe 2 mijë e 194 veteranëve tanë, duke i plotësuar synimet tona për vitin 2023, vendin tonë do ta çojmë më lartë se niveli i qytetërimit bashkëkohor. Dëshmorët tanë të shenjtë cilët në luftën e mbijetesës së shtetit tanë sakrifikuan jetën e tyre dhe kryesisht juve, të gjithë veteranët i kujtojmë me mëshirë dhe falënderim. Gëzuar festën e Republikës”.

Kur Erdoğan dhe të pranishmit e tjerë po largoheshin nga Kulla e Paktit Kombëtar, qytetarët i shprehën dashurinë presidentit të Turqisë.

Ndërkohë, në Mauzoleun e Ataturkut janë bërë përgatitje të veçanta për ceremoni. Mauzoleut të zbukuruar me lule iu vendos flamuri i madh turk.

Në hyrjet e Mauzoleut janë kontrolluar edhe ushtarët e lartë.