Turqia kërkon demilitarizimin e ishullit grek

Turqia lëshoi një deklaratë të premten ku kërkonte demilitarizimin e ishullit grek të Kasos.
Deklarata përshkruante se një prej tre zonav,e ku Greqia po kryente manovra ushtarake ishte dhe ishulli Kasos, që sipas traktatit të paqes të Lozanës në 1923, duhet të jetë zonë e demilitarizuar.
Njoftimi erdhi një ditë pasi ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu pretendoi se ishulli i vogël Imia, i përket Turqisë, dhe se vendi i tij nuk do ta pranojë situatën aktuale me fqinjët.