Turqia paralajmëron Luftën e Tretë Botërore

Lufta siriane është duke e rrokullisur me shpejtësi botën drejt një konflikti të armatosur global, ku Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do ta gjejnë veten përballë njëra-tjetrës shumë shpejt nëse nuk gjendet një zgjidhje e përbashkët”.

Ky është paralajmërimi i mbërritur nga Turqia, një vend i përfshirë vetë drejtpërdrejtë në luftën siriane me bombardime dhe ndërhyrje të shpeshta në terren në zonat në Veri dhe Veri-Perëndim të Sirisë.

Nëse kjo lojë tërhiq e mos e këput vazhdon, më lejoni që të jem i drejtpërdrejtë, do të mbërrijmë në një pikë kur Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të jenë në luftë me njëra-tjetrën”, deklaroi para gazetarëve, zv.kryeministri turk, Numan Kurtulus.

Ndërkohë, bisedime të reja pritet të nisin në Zvicër mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, në përpjekje për të arritur një armëpushim të ri në Siri.

Sekretari i Shtetit, John Kerry dhe homologu rus Sergei Lavrov aktualisht ndodhen në Lozanë, ku po zhvillojnë një takim me delegatë nga Turqia, Arabia Saudite, Irani dhe Katari.

Që nga rënia e armëpushimit afatshkurtër në shtator, Siria dhe aleatja e saj Rusia kanë rinisur bombardimet në qytetin e kontrolluar nga rebelët, Alepo.

Ditën e premte agjencitë ruse të lajmeve cituan sekretarin Kerry të thoshte se nuk kishte ndonjë pritshmëri të madhe nga bisedimet. Nga ana tjetër, presidenti sirian Bashar al Assad është zotuar se do të vazhdojë “spastrimet” e qytetit të Alepos nga rebelët.