Turqia projekton super helikopterin që sfidon Apache-n amerikan

Pas prodhimit me sukses të helikopterit Augusta T-129 (ATAK) në bashkëpunim me Italinë, Turqia ka filluar projektimin e “vëllait të madh” të këtij helikopteri, i cili do të jetë më i rëndë dhe më i zhdërvjellët në fushëbeteje.
ATAK 2 pritet të jetë helikopteri tjetër që do të ndjekë projektin e suksesshëm ATAK, versioni turk i Augusta 129 italian.

Ai do të jetë rreth 6 ton dhe pritet të jenë i pajisur me armatim më të rëndë duke u kthyer në një tmerr për forcat armike në fushëbetejë.