Turqit janë të sigurt të vijnë në Gjermani, thotë Merkel

Turqit janë të sigurt që të vijnë në Gjermani, deklaroi kancelarja Angela Merkel të dielën, duke hedhur poshtë paralajmërimin nga Ankara se qytetarët e saj duhet të kujdesen kur udhëtojnë atje për shkak të rritjes së ndjenjës anti-turke.

Tensionet midis Berlinit dhe Ankarasë  janë rritur muajt e fundit dhe paralajmërimi i Turqisë të shtunën erdhi pasi ministri i jashtëm i Gjermanisë tha të martën që gjermanët që udhëtonin për në Turqi rrezikonin paraburgim arbitrar edhe në zonat turistike.

“Dua të them shumë qartë se të gjithë qytetarët turq mund të udhëtojnë këtu”, tha Merkel në qytetin veriperëndimor gjerman të Delbrueck , transmeton KosovaPress.

“Asnjë gazetar nuk arrestohet këtu dhe asnjë gazetar nuk vihet në paraburgim. Liria e mendimit dhe sundimi i ligjit mbizotërojnë këtu dhe jemi krenarë për këtë, “tha Merkel.