TV France 2: Shqipëria turistike, perla e Ballkanit

Shqipëria turistike vendoset në fokusin e TV France 2. Në edicionin e lajmeve kryesore, një natë më parë orën 20:00, u transmetua reportazhi promovues për turizmin “L’Albanie, nouvelle destination bon marché”, duke e cilësuar vendin tonë një destinacion turistik në rritje dhe një vend për t’u eksploruar.

“Shqipëria, një parajsë e fshehtë, përballë Italisë, midis Greqisë dhe Malit të Zi. Ujërat kristalë të qartë, peisazhet malore, natyra e ruajtur. Shqipëria, e cila për një kohë ka qenë e distancuar nga bota për shkak të diktaturës komuniste, është duke tërhequr gjithnjë e më shumë turistë me çmimet e saj të lira. Mund të zhyteni në zemër të së ashtuquajturës “Perla e Ballkanit”, transmeton TV France 2. ku vendi ynë cilësohet si një destinacion turistik në rritje dhe një vend për t’u eksploruar.

http://www.francetvinfo.fr/rep…