Tym i madh mbi Vatikan, dëshmitarët: Dëgjuam shpërthim (VIDEO)

Re të mëdha tymi kanë mbushur qiellin e Vatikanit duke shkaktuar panik tek banorët. Dëshmitarët thonë se tymi del nga një ndërtesë që ndodhet pranë selisë së Kishës Katolike Romake.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë foto dhe video të tymit që ka “pushtuar” qiellin e Vatikanit.

Dëshmitarët raportojnë se dëgjuan një shpërthim, por nuk dihet ende nga se është shkaktuar.

Paraprakisht dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga ndonjë pakujdesi. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikëse.