U kritikua nga të gjithë për gjoksin te Rudina, reagon ashpër Anxhela Peristeri: Si nuk ma ngriti njeri..

Dalja e Anxhela Peristerit te Rudina shkaktoi shumë debat në publik dhe ishin të shumtë ata që e kritikuan për dekoltenë e hapur të cilën e vuri re edhe Rudina sapo ajo hyri në studio.

Në lidhje me debatin që u krijua për veshjen e saj ka reaguar para pak minutash Anxhela. Me një shkrim ironik ajo ka thënë se nuk do e përsëriste më këtë gjë, prandaj askush nuk duhej të mërzitej.