U mbajt konferenca e efikasitetit energjetik dhe qasje ne financa për hoteleri

 

Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi sot morrë pjesë në konferencën mbi masat e efikasitetit energjik dhe qasjes në financa për hotelieri, organizuar nga programi zviceran për rritjen e tregut të punësimit, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe ” Projektin Delta”. Qëllimi i konferencës ishte të informoj pronarët dhe menaxherët e hoteleve në Maqedoni me masa për rritjen e efikasitetit të energjisë dhe instrumente financiare për zbatimin e masave për të reduktuar konsumin e energjisë.

‘Efikasiteti energjetik është një nga objektivat strategjike të Ministrisë së Ekonomisë dhe Qeverisë, dhe për këtë shkak edhe e kemi miratuar Strategjinë për efikasitet energjetik. Sipas analizave të bëra dhe bazuar në statistikat e konsumit të energjisë, në pjesën rezidenciale shpenzimi i energjisë përbën rreth 29% të konsumit total të energjisë, ndërkohë që sektori komercial rreth 13%, që do të thotë se konsumi i energjisë në ndërtesa të cilat përfshijnë furnizim të ushqimit është i madh dhe objektet hotelierike shpenzojnë rreth 42% nga konsumi i energjisë. Kjo tregon se potenciali për kursimin e energjisë në këto dy sektorë është i konsiderueshëm’ deklaroi Ministri Kuçi.

Kuçi tha se ‘rritja e çmimit të energjisë elektrike nxiti ndërtimin e ndërtesave me izolim të përmirësuar, dhe ishte motivim për komunat për të reduktuar tarifën për shërbimet, kur gjatë projektimit zbatohen vlerat minimale për performancën energjetike të ndërtesave. Unë jam shumë i kënaqur që ky projekt është një nga pak projektet të dedikuara për përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe për herë të parë në sektorin e hotelerisë. Por kjo është vetëm një nga aktivitetet që Ministria e Ekonomisë kryen aktualisht në hotelieri’ shtoi Kuçi.

Ambasada e Zvicrës njeh mundësitë potenciale dhe ekonomike të turizmit në Maqedoni dhe mbështet zhvillimin e këtij sektori përmes një programi të forcimit të tregut të punës.

“Mbështetja jonë për zhvillimin e turizmit në Maqedoni, pavarësisht nga zhvillimi i aftësive të ofruesve të shërbimeve të cilët punojnë së bashku me Ministrinë e Ekonomisë dhe Akademisë Zvicerane të Menaxhimit të hotelierisë në Lucern, ka për qëllim nxitjen dhe përmirësimin e efikasitetit të energjisë në hotele dhe për të përmirësuar atraktivitetin e tyre për turistët ndërkombëtarë “, tha Sibil Suter Tehada, ambasadore e Zvicrës në Maqedoni.

Zhanina Stamenkova nga “Delta Projekt”, si një nga organizatorët e konferencës sqaroi se kontaktet e vendosura tashmë me pothuajse të gjitha hotelet në Maqedoni, treguan interes të madh në efikasitetin e energjisë, kontrollë të energjisë dhe sistemeve për menaxhimin e energjisë.
Në Konferencë, përveç hoteleve, morën pjesë edhe kompanitë e licencuara për kontrollin e energjisë, kështu që iu dha mundësi të krijojnë kontakte për bashkëpunim, që është një nga qëllimet e programit zvicëran I.M.E. Përveç kësaj, u promovua mundësia për të mbështetur tre hotele të interesuara për zbatimin e kontrollit të energjisë dhe zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë për një hotel tjetër./antpress