U zhduk në 2012-n, gjendet i gjallë 10 mijë km larg shtëpisë në mes të xhunglës (Foto)

Një kanadez i cili është zhdukur prej pesë vitesh është gjetur rreth 10 mijë kilometra larg shtëpisë së tij.

Ai u gjend në mesin e xhunglës së Amazonës.

I zbathur me vetëm disa rroba në një çantë, Anton Pilipa eci pothuajse dy kontinente nga Amerika e Jugut deri në Amerikën e Veriut  kur u zhduk nga Vancouver në vitin 2012.

Familja e tij prej vitesh është duke e kërkuar punonjësin humanitar i cili dyshohet se vuan nga skizofrenia dhe ishin gati të hiqnin dorë.

Pilipan e spikati një police braziliane me prejardhje nga Kanada e cila e mori për lypës.

Me ndihmën e disa agjencive ndërkombëtare dhe ambasadave, policja ishte në gjendje të lokalizonte familjen e tij.

“Jemi shumë të shokuar, kemi kaq vite që pyesim veten se ku mund të jetë dhe se çfarë mund t’i kishte ndodhur.

Por jemi të lumtur që është gjallë dhe që ia ka dalë mbanë,” tha një i afërm i tij.