UÇK-ja ‘godet’ Serbinë me deklaratë: S’ju rrimë gatitu nëse ia nisni luftës!

Përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i janë kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, i cili ka thënë se Serbia është e gatshme ta fus ushtrinë në Kosovë për ta mbrojtur popullatën e saj.

Përfaqësuesi i OVL-UÇK, Xhavit Jashari në një prononcim për “Indeksonline” thotë se ai dhe bashkëluftëtarët e tij janë të gatshëm t’i përgjigjen në çfarëdo forme mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

“Veprimi i Kosovës si shtet është parë më në fund për herë të parë. Mendojë se institucionet tona duhet të vazhdojnë ta shtrijnë autoritetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.

Ndërsa, sa i përket deklaratave luftë-nxitëse, Jashari thotë se janë të gatshëm të sakrifikojnë.  “Do të jemi gjithmonë të gatshëm t’i përgatitemi çdo armikut në qoftë se institucion të futet ne territorin tonë”, është shprehur ai

Janë ata që i kanë trashëguar padrejtësitë më të mëdha edhe nga Evropa kurse faktori ndërkombëtar, sipas tij, duhet t’i korrigjojë  gabimet që i kanë bërë ndaj shqiptarëve.

“Ata që tentojnë për tu futur në Kosovë le ti matin hesapet e veta dhe ne jemi këtu që do t’i presim dhe do të reagojmë në mbrojte të territorit të Republikës.  E përsërisë, ne jemi të gatshëm në shërbim të atdheut siç kemi qenë dhe do të jemi vigjilent e përherë në gjendje gatishmërie nëse ka nevojë për sakrificë”, ka thënë ai.