Ueb faqja e Parlamentit të Maqedonisë ju flet Shqip | FOTO

Ueb faqja e Parlamentit të Maqedonisë ju flet Shqip. Administrata u është bindur urdhërave të kryetarit të ri, Talat Xhaferi dhe ka nisur me axhurnimit e ueb faqes zyrtare në Internet, duke postuar lajmine fundit mbi takimit e Xhaferit me euro-ambasadorin Zhbogar, njofton Flaka.

Në takimin Ambasadorit Zhbogar edhe njëherë ia uroi zgjedhjen e z. Talat Xhaferi duke theksuar se me këtë Kuvendi dhe Republika e Maqedonisë vazhdojnë me procesin e integrimit në strukturat euroatlantike.

Kryetari i Kuvendit z. Talat Xhaferi ka theksuar se ai me marrjen e funksionit, para së gjithash, do të angazhohet në forcimin e proceseve demokratike dhe realizimin e plotë të principeve të demokracisë parlamentare në funksionimin e Kuvendit si dhomë legjislative.

Kryetari Xhaferi potencoi se pret formim të shpejtë të Qeverisë së re dhe pastaj të gjithë bashkërisht duke e respektuar para së gjithash mëvetësinë e të gjithë degëve të pushtetit të punojmë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe për realizimin e përcaktimeve tona strategjike e ato janë anëtarësimi në NATO dhe BE.

Kujtojmë që sot kryeparlamentari i ri Talat Xhaferi hyri në kabinetin e tij, dhe bashkë me atë edhe fryma shqip, respektivisht u vendosën flamujt Kuq e Zi në kabinet.