UEFA nuk e pranon renovimin e stadiumit të Prishtinës

UEFA nuk I ka dhënë dritë jeshili planit për renovimin e stadiumit të Prishtinës, në të cilin ndeshjet e saja duket ti luajë përfaqësuesja dhe skuadrat kosovare. Projekti i dorëzuar në UEFA nga pala kosovare, për renovimin e stadiumit të qytetit të Prishtinës, nuk i përmbush kriteret. Kështu shkruan në rekomandimet që UEFA ia ka dërguar Federatës së Futbollit të Kosovës, të mërkurën. Projekti i prezantuar nga pala kosovare muajin e kaluar në zyrat e UEFA-s është quajtur i papranueshëm. Ndryshimet në projekt pritet të kushtojnë rreth një milion euro shtesë, shkruan “Koha ditore”. UEFA ndër të tjera e ka quajtur “optimist dhe shumë të rrezikshëm” planin e palës kosovare që stadiumi të jetë i gatshëm në qershor.

Alsat-M