UEFA publikon formacionin e vitit në La Liga, ja kush dominon (FOTO)

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit 2016/17 në La Liga.

Në formacion janë katër futbollistë të Real Madridit, Daniel Carvajal, Sergio Ramos, Toni Kroos dhe Cristiano Ronaldo

Të Barcelonës janë tre futbollistë, Gerard Pique, Luis Suarez dhe Leo Messi, ndërsa Atletico Madrid ka portierin Jan Oblak dhe mbrojtësin e majtë Felipe Luis, duke lënë kështu jashtë Marcelon, i cili ka kaluar vit të jashtëzakonshëm.

Në formacion janë edhe mesfushori i Villarealit, Trigueros dhe ai i Espanyolit, Pablo Piatti shkruan express.

Edicion i La Ligas mbrëmë ka luajtur ndeshjet e fundit, ku Real Madrid u shpall kampion për herë të 33 në karrierë.

Formacioni: Oblak, Carvajal, Ramos, Pique, Felipe Luis, Kroos, Trigueros, Piatti, Ronaldo, Messi dhe Suarez