UEJL u bë ndarja e shpërblimeve për të punësuarit

Me rastin e 15 vjetorit të themelimit të Universitetit, sot (e enjte, 17 nëntor, 2016) u bë ndarja e shpërblimeve për të punësuarit të cilët kanë mbushur 10 vite marrëdhënie të rregullt pune në UEJL, u bë promovimi i doktorаntëve, u bë ndarja e mirënjohjeve për udhëheqësit e deritanishëm të strukturave studentore, promovimi i strukturave të reja udhëheqëse të Parlamentit Studentor- PSA dhe Avokatit Studentor, si dhe u bë ndarja e mirënjohjeve për studentët të cilët kanë dhënë kontribut të shquar në fusha të sportit si futboll, ping-pong dhe skijim.