Uniformat e policisë, Rama: Faleminderit Erdogan!

ryeministri Edi Rama e nisi fjalimin e tij në ceremoninë e përurimit të uniformave të reja në policinë e shtetit me një falenderim.

Për habinë e të gjithëve ai falenderim ishte për një tjetër kryetar shteti.

“Që në fillim dua të falenderoj qeverinë e Turqisë dhe në veçanti presidentin Erdogan për mbështetjen që na kanë dhënë në këtë projekt”- tha Rama.

Siç dihet uniformat e reja të policisë shqiptare janë të ngjashme me ato të policisë turke.

Ditët e fundit Rama është akuzuar nga Greqia se po bën lojën e Turqisë në Ballkan./lapsi.al/