United ofron 40 milionë për Sergi Roberton

Barcelona mund ta shesë edhe një futbollist tjetër në këtë afat kalimtar.

Pas shitjes së bujshme të Neymar te Paris Saint-Germain, për 222 milionë euro, Barcelona mund ta shesë edhe një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për Sergi Roberton, për të cilin Manchester United ka ofruar 40 milionë euro, transmeton KosovaPress.

Jose Mourinho do të dëshironte ta kishte në skuadër një lojtar si Roberto, i cili mund të mbulojë disa pozita pa asnjë problem.

Megjithatë sipas medieve spanjolle, trajneri Ernesto Valverde ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta refuzojnë këtë ofertë, pasi që ai e dëshiron Roberton në skuadrën e tij.