United për tri vjet shpenzoi po aq sa Ajaxi nga fundi i Luftës së Dytë Botërore

 

Ajax është në plus kur bëhet fjalë për transfere në sezonin e kaluar, pasi kanë fituar nëntë milionë funta, derisa United ishte në minus 10.

Të mërkurën në Stokholm luhet ndeshja finale e Ligës Evropa ndërmjet Manchester United dhe Ajax. Shikuar nga fuqia financiare, United është favorit absolut.

Në fakt, ekipi anglez në tre vitet e fundit ka shpenzuar më shumë në transfere, 455 milionë funta, se sa Ajaxi nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, 379 milionë funta.

“Djajtë” sezonin e kaluar për pagesë ndanë pothuajse 200 milionë funta më shumë se sa holandezët, transmeton KosovaPress. Kur janë në pyetje pagat, United sezonin e kaluar ka ndarë 232 milionë funta, ndërsa holandezët vetëm 35 milionë funta.

Mançester sezonin e kaluar realizoi më së shumti të hyra nga ekipet e futbollit-515 milionë funta, apo shtatë herë më shumë se Ajax, 70 milionë funta.