Universiteti “Nënë Tereza” hap siparin e vitit të ri akademik

Universiteti “Nënë Tereza”– Shkup me 27.X.2016, në orën 10:30 hap siparin e vitit të ri akademik. Ngjarja do të mbahet te ndërtesa e Lidhjes së Organizatave Sindikaliste në rr. “12 Makedonska Brigada” nr. 2 në katin e 12 në amfiteatër. Ky hap shënon fillimin e aktivitetit akademik të këtij universiteti të ri në Kryeqendrën tonë, në Shkup. Për studentët e gjeneratës së parë dhe për stafin akademik kjo është një ditë e veçantë.

Paraprakisht, prej datë 26.X.2016 (e mërkurë) studentët do të mund të regjistrohen në vendin e njëjtë ku edhe kanë dorëzuar dokumentet, te hapësirat e UEJL- Shkup.

Gjithashtu Universiteti “Nënë Tereza” nga sot ka shpallur konkursin për pranim të studentëve në afatin e dytë, me çrast do të vazhdojë me paraqitjen për të interesuarit deri ditën e premte me datë 28.X.2016.

Objekti i Rektoratit bashkë me ambientet për mbajtjen e mësimit kanë realizuar edhe përgatitjet e fundit për të siguruar për çdo student mësim në kushte optimale.